SESION INFORMUES PËR ZGJEDHJET NË SARANDË

Në kuadër të sesioneve informuese me temë "Përfshirja e grave në vendimmarrje", AWEN - Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, së bashku me KQZ Shqipëri, zhvilluan një bashkëbisedim me gratë në Sarandë për të rritur më tej edukimin, informimin dhe ndërgjegjësimin e përfshirjes së grave në procesin zgjedhor.

Takimi, i mbajtur në datë 3 tetor 2023, synon të nxisë përpjekjet e grupeve të interesit për të siguruar përmirësimin e përfaqësimit të grave në vendimmarrje, në qytete dhe në zona rurale.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.