TAKIME ADVOKUESE NË GJERMANI

Ines Leskaj, drejtore ekzekutive e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri- AWEN ishte pjesë e takimeve advokuese në Gjermani, organizuar çdo vit nga The Kvinna till Kvinna Foundation. Leskaj u takua dhe me Përfaqësuesin Special të Qeverisë Gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe temë e diskutimeve ishin të drejtat e grave në rajon dhe procesi i integrimit në BE.

Takimi i datës 27 shtator 2023 në Berlin, ishte i dyti që u zhvillua, ndërkohë që pjesë e tij ishte një delegacion nga organizata partnere nga 6 vende (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia).

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.