“TË BASHKUAR KUNDËR DHUNËS - MJAFT”, KONFERENCA RAJONALE NË PRISHTINË

Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri - AWEN, mori pjesë në konferencën dy ditore Rajonale “Të bashkuar kundër dhunës - MJAFT”, që u zhvillua në Prishtinë, Kosovë në datat 5-6 dhjetor 2023.

Kjo konferencë u organizua nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministria e Drejtësisë, në kuadër të fushatës "16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore".

Ndarë në disa panele, ishte prezente edhe shoqëria civile, e cila kërkon veprime konkrete kundër dhunës me bazë gjinore.

Gjatë diskutimit me temë: "Roli i shoqërisë civile në advokim dhe politik-bërje", drejtuese të disa organizatave me zë në rajon, mes të cilave edhe drejtorja ekzekutive e AWEN, Ines Leskaj, ndanë perspektivat dhe përvojat e tyre në luftën kundër dhunës me bazë gjinore. Diskutimet u përqendruan edhe në sfidat aktuale dhe strategjitë e suksesshme të shoqërisë civile në këtë fushë.

 

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.