TRAJNIM ME ANËTARË TË MKR NË KUKËS

Në 12 dhjetor 2023, AWEN zhvilloi në Bashkinë Kukës një trajnim me anëtarë të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit. Si pjesë e një cikli trajnimesh të zhvilluara në 12 bashki të vendit me mbështetjen e Sigrid Rausing Trust, ky sesion kishte si qëllim rritjen e kapaciteteve të anëtarëve të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit (MKR) për adresimin e nevojave të të mbijetuarave të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Në fokus të këtyre trajnimeve janë: ndryshimet ligjore, problematikat e hasura gjatë trajtimit të rasteve të referuara dhe rekomandime për përmirësimin e punës në vijim.

 

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.