Studimi “Dhuna në marrëdhëniet intime dhe dhuna seksuale tek të rinjtë në Shqipëri”

Studimi kombëtar i kryer nga AWEN “Dhuna në marrëdhëniet intime dhe dhuna seksuale tek të rinjtë në Shqipëri” - në kontekstin e vazhdimësisë së çështjeve të dhunës me bazë gjinore, sfidave në rritje të shkaktuar nga pandemia Covid-19 dhe adresimit të çështjeve më pak të studiuara, aspektet dhe grupmoshat (të rinjtë), AWEN, në vijim të studimit të vitit 2019 me fokus adoleshentët, ndërmori një studim të ri kombëtar që synon të hedhë dritë mbi dhunën me bazë gjinore mes të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Qëllimi i këtij studimi ishte portretizimi sa më i plotë i çështjeve të dhunës në marrëdhëniet intime mes të rinjve në Shqipëri, nga këndvështrimi gjinor dhe në kuadrin e dhunës me bazë gjinore në përgjithësi.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.