Studimi “Dhuna Seksuale dhe Ngacmimi Seksual - Një Analizë e Situatës”

Studimi “Dhuna Seksuale dhe Ngacmimi Seksual - Një Analizë e Situatës” u ndërmorr nga AWEN në vitin 2022, me synim:

• Analizimin e kuadrit ligjor dhe të politikave, si dhe të ofrimit të shërbimeve

• Eksplorimin e fenomenit të ngacmimit seksual dhe dhunës seksuale

• Analizimin e faktorëve që sjellin forma të ndryshme të ngacmimeve seksuale dhe dhunës seksuale nga këndvështrimi i të mbijetuarve

• Të kuptuarit të faktorëve që shtyjnë dhe pengojnë dikë të raportojë ngacmimin seksual dhe dhunën seksuale, si dhe të kërkojë ndihmë

• Të japë rekomandime për adresimin e barrierave në lidhje me rastet e ngacmimeve seksuale dhe dhunës seksuale

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.