Inpute dhe rekomandime

 

AWEN dhe anëtarët kanë prioritizuar disa tema të avokimit bazuar në momentin dhe nevojat e shfaqura. Këto tema janë synuar nëpërmjet lobimit dhe nismave të avokimit, si dhe nëpërmjet veprimeve të reja advokuese të zbatuara nga përfituesit e granteve.

Konkretisht:

  •  Për: Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Të dhëna/rekomandime për:

- Raportin Kombëtar Pekin+25 (2019)

- Protokolli i funksionimit të qendrave rezidenciale shtetërore dhe jo-shtetërore që ofrojnë shërbime akomodimi (strehëza) për viktimat e dhunës në familje dhe trafikimit në situatën e pandemisë COVID-19 (2020)

- Ligji nr. 125/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, miratuar më 15 tetor 2020

- Raporti i Vlerësimit të MHMS për SKBGJ 2016-2020 (2020)

- Procesi i konsultimit për Strategjinë Kombëtare për Barazinë Gjinore (2021-2030)

 

  •  Për: Delegacionin e BE-së në Shqipëri, (2019-2022): Inpute/rekomandime për:

- Progres-raporti vjetor i vendit, mbi situatën e të drejtave të njeriut të grave

 

  •  Për: Komisionin Parlamentar për BGJ dhe DHBGJ dhe Aleancën e Grave të Kuvendit të Shqipërisë (2020); Të dhëna/rekomandime për:

- Inputet zyrtare në lidhje me funksionimin e MK-së në nivel lokal dhe adresimin institucional të DHBGJ-së

 

  •  Për Komisionet Parlamentare për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë (2022); Të dhëna/rekomandime për:

- Disa probleme dhe rekomandime në lidhje me dhunën me bazë gjinore dhe funksionimin e politikave dhe mekanizmave përkatës në nivel vendor dhe adresimin e fenomenit të dhunës në nivel institucional.

 

  •  Për: Komisionin e Ligjeve, Kuvendi i Shqipërisë: Inpute/rekomandime për:

- Ligji për Promovimin e Punësimit (2019)

- Projektligji për ndihmën sociale (2019)

- Projektligji për prokurimin publik (2020)

- Përmirësimi i VKM nr. 334 datë 17.2.2011 për “Mekanizmin e koordinimit për referimin e rasteve të dhunës në familje dhe mënyrën e procedimit të tij” (2020)

- Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 327, datë 2.06.2021 për Mekanizmat e Referimit të Rasteve të Dhunës në Familje.

- Projektligji për projektbuxhetin e vitit 2022

 

  •  Për: Kvinna till Kvinna; Të dhëna/rekomandime për:

- 'Raportet e Analizës Gjinore të Vendit' (2020, 2021, 2022)

 

  •  Për: Komitetin e Palëve të Këshillit të Evropës; Të dhëna/rekomandime për:

- Raportin e dorëzuar në lidhje me zbatimin e Konventës së Stambollit mbi raportin e paraqitur nga autoritetet shqiptare për zbatimin e rekomandimeve të GREVIO për Shqipërinë.

 

  •  Për: Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit; Të dhëna/rekomandime për:

- Sfidat, gjetjet dhe rekomandimet e OSHC-ve në lidhje me punën e Policisë së Shtetit në mbrojtjen e viktimave të dhunës (pas një procesi konsultimi të udhëhequr nga AWEN me OSHC-të përkatëse që punojnë në kontakt të drejtpërdrejtë me viktimat e dhunës).

 

  •  Për: Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë; Të dhëna/rekomandime për:

- Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar” (2022)

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.