Letra të hapura

AWEN ka reaguar përmes Letrave të Hapura:

  •  Për: Autoritetin e Mediave Audio-Vizuale në Shqipëri; Televizionin Kombëtar Top-Channel (Janar 2019)

Tema: Thirrjet për shmangien e riviktimizimit të viktimave të dhunës në familje dhe dhënien e mesazheve të duhura kundër dhunës me bazë gjinore

 

  •  Për: NEWS MAVENS - News Mavens është redaksia e parë e Evropës për të gjitha gratë, që publikon raportime origjinale, kontrolle faktesh dhe një koleksion të përditshëm të përmbajtjes të kuruar dhe rekomanduar nga gra profesioniste të lajmeve.(shkurt 2019)

Tema: Si trajtohet dhuna me bazë gjinore në mediat shqiptare – Një raport

 

  •  Për: Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrinë e Drejtësisë

Tema: “Zbatimi efektiv i detyrimeve gjyqësore për fëmijët viktima të dhunës në familje”

 

  •  Për: Kryetarin e Bashkisë Kavajë (Shkurt 2019)

Tema: Kërkesë për informacion në lidhje me hapat institucionalë të ndërmarrë për të adresuar rastin e një vajze 13-vjeçare, subjekt i dhunës seksuale.

 

  •  Për: Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrinë e Drejtësisë

Tema: Masat urgjente të nevojshme për të adresuar nevojat e një të mbijetuari të DhF të mbështetur nga AWEN dhe SHGPS, Durrës.

 

  •  Për: Përfaqësues të Policisë së Shtetit Shqiptar

Tema: Nevoja e menjëhershme për të trajtuar fenomenet e qarkullimit në rrjetet sociale të videove personale me përmbajtje erotike në rrethin e Dibrës.

 

  •  Për: Drejtorinë e Policisë Tiranë

Tema: Trajtimi problematik i rastit E.P (viktimë DV) nga strukturat e policisë

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.