Qëndrime publike/Fushata kombëtare

  •  Letër e hapur drejtuar të gjitha institucioneve përkatëse për trajtimin e rasteve të dhunës në familje në Shqipëri, pas vrasjes së E.L, 43 vjeçe, nënë e tre fëmijëve: Zbatimi korrekt i ligjit dhe ushtrimit të funksioneve të tyre publike me përgjegjësi maksimale. (2019)
  • Letër e hapur drejtuar të gjitha institucioneve përkatëse që trajtojnë rastet e dhunës në familje në Shqipëri, pas abuzimit seksual të një 15-vjeçareje. Vajza në Kamëz: Masa urgjente për të ndaluar dhunën seksuale ndaj vajzave dhe grave (10.06.2020)
  • Letër e hapur drejtuar të gjitha institucioneve përkatëse që adresojnë DhF për rritjen e efektivitetit të Mekanizmave të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje (09.11.2020)
  • Letër e hapur drejtuar të gjitha institucioneve përkatëse: Kërkesë për Mbështetje Financiare nga Qeveria Shqiptare për Organizatat e Shoqërisë Civile në Shqipëri, për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19 (24.03.2020)
  • Letër e hapur për Kryeministrin dhe të gjitha institucionet përkatëse: Të merren masat e nevojshme për zgjidhjen e kërkesave të punonjësve të Rafinerisë së Naftës në Ballsh. (26.10.2020)
  • Qëndrim i hapur: Liria e fjalës nuk duhet të keqpërdoret nga askush, pas gjuhës së urrejtjes ndaj grave politikane nga kolegët e tyre (24.02.2020)
  • Letër e hapur drejtuar Ministrisë së Arsimit për: Nevoja urgjente për marrjen e masave për të adresuar ngacmimet dhe dhunën seksuale nga stafi mësimor ndaj nxënësve në shkollat shqiptare (5.03.2020)
  • Letër e hapur drejtuar Autoritetit të Mediave Audiovizive për: Marrjen e masave të menjëhershme për ndalimin e publikimit të videos për rastin e gruas nga Librazhdi – viktimë e dhunës, shpërndarjen dhe ripublikimin e saj në çdo rrjet apo televizion online (maj 2022)
  • Letër e hapur drejtuar televizionit “Top Channel”, Autoritetit të Mediave Audiovizive etj., me qëllim marrjen e masave për të shmangur riviktimizimin e viktimave të dhunës në familje dhe për të ndarë me publikun mesazhe kundër dhunës me bazë gjinore. Kjo nismë është marrë pas transmetimit të pahijshëm të historisë personale të një pjesëmarrëse në një prej emisioneve televizive Top Channel (janar 2021)
  • Letër e hapur drejtuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me propozimin e “Hartës së Re Juridike” të propozuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë që prek aksesin në drejtësi të të gjithë qytetarëve dhe veçanërisht grave dhe vajzave në nevojë (korrik 2021)
  • Letër e hapur televizionit “Top Channel” për të shmangur viktimizimin e pjesëmarrësve në emisione televizive dhe për të transmetuar mesazhet e duhura kundër dhunës me bazë gjinore (nëntor 2021)
  • Reagimi/rekomandimi publik për Kuvendin për të dërguar për Opinion Ligjor në Komisionin e Venecias projektligjin “Për Regjistrimin e OJF-ve” dhe për të shmangur miratimin e tij në rast emergjence
  • Protesta e 8 Marsit “Protesta e zisë” – për të kujtuar gratë e vrarë gjatë muajve të parë të vitit 2019. Aktivitete të tjera ndërgjegjësuese gjatë gjithë muajit të gruas (2019)
  • Manifestimi më 8 Mars 2020 – Një manifestim paqësor u organizua nga AWEN pranë zonës së liqenit. Grupi i marshuesve iu bashkua edhe protestës para Kryeministrisë të organizuar nga të rinjtë aktivistë
  • Protesta më 4 qershor 2020, pas abuzimit seksual të të miturit dhe mungesës së reagimit institucional dhe komunitetit
  • Fushata kombëtare për 16 ditët e aktivizmit – Kalendari i përbashkët i afro 70 aktiviteteve të AWEN dhe anëtarëve të dërguar në të gjitha institucionet publike, donatorë etj. Fokus i veçantë dhuna seksuale (2019)
  • Manifestimi më 8 Mars 2021 u organizua nga AWEN, Kolektivi Feminist Shqiptar dhe organizata të tjera të shoqërisë civile. Protesta u fokusua në punën e papaguar të grave brenda shtëpisë.
  • Protesta e datës 11 maj 2021 në Elbasan pas vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj jashtë Gjykatës së Rrethit Elbasan
  • Protesta e datës 21 maj 2021, në Rrëshen kundër dhunës seksuale të një vajze të mitur. Protesta u shtri edhe në qytete të tjera në ditët në vijim
  • Protesta më 15 shtator 2021, në Tiranë, para Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë, pas vrasjes së një të reje nga ish-bashkëshorti
  • Fushata kombëtare për 16 ditët e aktivizmit – AWEN dhe anëtarët kanë qenë shumë aktivë dhe kanë organizuar aktivitete sensibilizuese. Megjithëse kufizimet e COVID-19 kanë ndryshuar ritmin dhe mënyrën se si organizohen fushatat ndërgjegjësuese, AWEN dhe anëtarët vazhduan të organizojnë aktivitete ndërgjegjësuese online (2020)

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.