Më shumë gra janë të përfshira në pozicione vendimmarrëse në nivelin qendror dhe lokal

 

"Promovimi i të drejtave të grave dhe barazisë gjinore"

Periudha e implementimit: janar 2020-nëntor 2022

Mbështetur nga: Austrian Development Agency

Nëpërmjet kësaj ndërhyrje është arritur: 

 Rrjetëzim i përmirësuar me fokus integrimin e çështjeve gjinore në procesin e anëtarësimit në BE.
 Rritje e pjesëmarrjes së grupeve lokale që punojnë në fushën e të drejtave të grave në proceset e anëtarësimit në BE.
 Institucionet vendimmarrëse mbajnë më shumë përgjegjësi—politikisht dhe financiarisht—për integrimin e gjinisë në procesin e anëtarësimit në BE.

 

“Fuqizimi i grave për pjesëmarrje në vendimmarrje dhe jetën politike në tetë rrethe të ndryshme të Shqipërisë, si ndryshim kyç për një zhvillim demokratik”

Periudha e implementimit: janar 2013 - qershor 2013

Mbështetur nga: Fondi i Grave të Mesdheut

Ky projekt shënon një rezultat të rëndësishëm së bashku me kontributin e rrjetit per avokim dhe lobim, për pjesëmarrje të shtuar të grave në vendimmarrje dhe politikë. 

 

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.