Më shumë gra nga grupet e synuara janë fuqizuar ekonomikisht

 

"Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të grave dhe vajzave në Shqipëri"

Periudha e implementimit: janar 2019 - dhjetor 2022

Mbështetur nga: Sida - Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim

Ky program ka patur tre komponentë kryesorë: (a) advokim dhe lobim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave; (b) zhvillim institucional/forcim organizativ i AWEN-it dhe anëtarëve të tij; (c) ofrimi i mbështetjes anëtarëve të AWEN-it me qëllim ofrimin e shërbimeve të specializuara, organizimin e iniciativave sensibilizuese dhe advokuese, si dhe ngritjen e kapaciteteve për të mbrojtur dhe përmirësuar të drejtat e grave.

Nëpërmjet kësaj ndërhyrje është arritur:

  • Përmirësimi dhe zbatimi i politikave dhe kuadrit ligjor nga ligjzbatuesit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave.
  • 9 organizata anëtare të AWEN-it janë mbështetur me ndërhyrje të përshtatura për ngritjen e kapaciteteve.
  • Ofrimi i shërbimeve të specializuara mbështetëse dhe realizimi i nismave sensibilizuese dhe avokuese.
  • 41 ndërhyrje emergjente advokuese në shkallë të vogël të zbatuara nga organizatat jo-anëtare

 

"Mbështetja e bashkive në analizimin dhe miratimin e modeleve/skemave të reja për integrimin socio-ekonomik të të mbijetuarave të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore"

Periudha e implementimit: qershor 2020-dhjetor 2021

Mbështetur nga: UN Women

Nëpërmjet kësaj ndërhyrje është arritur: 

  • Kapacitete më të mëdha të bashkive në trajtimin e të mbijetuarave të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, të evidentuara përmes hartimit të (4) planeve të integrimit socio-ekonomik dhe trajnimit të (80) aktorëve vendorë rreth zhvillimit dhe zbatimit të planeve të integrimit socio-ekonomik.
  • Përmirësimi i qasjes në shërbimeve për të mbijetuarat e dhunës në bashkitë e Durrësit, Elbasanit, Shkodrës dhe Vlorës, i evidentuar përmes rasteve të trajtuara.

 

"Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të grave në Shqipëri"

Periudha e implementimit: janar 2016 - dhjetor 2018

Mbështetur nga: Sida - Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim

Ky program synoi përmirësimin e pozitës dhe situatës së grave në lidhje me të drejtat e tyre në Shqipëri, nëpërmjet mbështetjes financiare për organizatat anëtare të AWEN. 

 

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.