Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore 2016-2020

Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore (SKBGJ) 2016-20201 dhe Plani i saj i Veprimit, hartuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me kontributin e Grupit Ndërinstitucional të Punës 2 , përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile e organizatave ndërkombëtare që fokusohen në çështjet e barazisë gjinore dhe kundër dhunës me bazë gjinore e dhunës në familje në Shqipëri3 , si dhe me mbështetjen e eksperteve të fushës, është konceptuar si një udhërrëfyes drejt një shoqërie të mundësive të barabarta e pa dhunë, në të cilën: nevojat e grave dhe burrave merren në konsideratë dhe trajtohen në mënyrë të barabartë;; gratë respektohen, mbrohen, nxiten e mbështeten për të ecur përpara njëlloj si dhe burrat; vajzat e djemtë, rriten të lumtur e të gëzuar mes parimeve të barazisë e mosdiskriminimit; -pra një shoqëri, që ka në bazë një familje të shëndoshë, komunitet mbështetës dhe institucione të konsoliduara, që zbatojnë legjislacionin dhe detyrimet e tyre me përgjegjshmëri. Arritja e barazisë gjinore dhe reduktimi i dhunës me bazë gjinore e dhunës në familje tashmë artikulohen qartësisht mes prioriteteve dhe drejtimeve kryesore për zhvillim, në një tërësi dokumentash e programesh kombëtare, duke u konsideruar si kushte drejt një zhvillimi të qendrueshëm.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.