PËRFAQËSIMI POLITIK NË KËSHILLAT BASHKIAKE PAS ZBATIMIT TË KUOTËS GJINORE 50/50 ÇFARË PO NDODH ME HENDEKUN GJINOR?

Ky studim hedh dritë mbi barazinë gjinore në këshillat bashkiakë përtej arritjeve numerike: si ka ndryshuar hendeku gjinor përsa i përket angazhimit të këshilltarëve në diskutime që lidhen me cilësinë e qeverisjes dhe shërbimet vendor, si i shpjegojnë vetë këshilltarët ndryshimet që kanë ndodhur në kohë.

Raporti kërkimor është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za Promociju Civilnog Društva (CPCD) në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendrën për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM), dhe është mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Përmbajtja e raportit kërkimor është përgjegjësi e vetme e AWEN dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.