Raport Monitorimi, Prill 2021: Gratë në programet politike gjatë zgjedhjeve parlamentare 2021

Ky raport monitorues analizon përfaqësimin e grave dhe çështjeve gjinore gjatë zgjedhjeve parlamentare 2021 në programet partike të katër forcave politike në vend, Partisë Socialiste (PS), Koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim” (PD-AN), Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), si dhe ‘Nisma Thurje’.  Realizuar me mbështetjen e WFD nëpërmjet fondeve të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.