Sa kushton Mbrojtja? Kostoja e Shërbimeve të Ofruara nga Shoqëria Civile për Trajtimin e Dhunës me Bazë Gjinore në Shqipëri

Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) kanë vlerësuar kostot e shërbimeve të OSHC-ve për adresimin e dhunës me bazë gjinore për të ndihmuar në planifikimin e buxhetit të Qeverisë. Ky dokument përshkruan kostot e anëtareve të AWEN për ofrimin e mbështetjes emergjente, strehimit, ndihmës juridike dhe shërbimeve të riintegrimit, si ndër ofruesit kryesorë të këtyre shërbimeve në Shqipëri.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.