Thirrja e 5-të për Projekt Propozime “Çështje për advokim lidhur me mbrojtjen, promovimin dhe respektimin e të drejtave me fokus tek të drejtat e grave në Shqipëri”

Në kuadër të programit "Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të grave në Shqipëri", financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim - Sida, Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri - AWEN, shpall thirrjen e 5-të për Propozime mbi “Çështje për advokim lidhur me mbrojtjen, promovimin dhe respektimin e të drejtave, me fokus tek të drejtat e grave në Shqipëri”. Afati i fundit për aplikime është 28 qershor, 2023, ora 17.00.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.