Aktivitet rrjetëzues

Përgjatë 12-14 tetor 2022 u zhvillua aktiviteti rrjetëzues mes AWEN dhe Rrjetit të Grave të Kosovës në Prishtinë dhe Prizren. Gjatë këtij takimi përfaqësueset e dy rrjeteve shkëmbyen informacione për aktivizmin në fushën e mbrojtjes së të drejtave të grave në Shqipëri dhe Kosovë. U ndanë programe, startegji, ide dhe diskutime mbi situatën e të drejtave të grave në të dy vendet si edhe u shkëmbyen dhe ide mbi nisma të përbashkëta.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.