Forumi i hapur “Së bashku drejt paqes së qëndrueshme”

Nuk ka kohë për të humbur për zbatimin e Agjendës Gruaja, Paqja, Siguria! Të drejtat nuk mund dhe nuk duhet t'i marrim për të mirëqena!  Bashkë me partnerë të tjerë u zhvillua më 8 mars forumi i hapur “Së bashku drejt paqes së qëndrueshme”. Agjenda Gruaja, Paqja, Siguria na bëri bashkë këtë 8 mars për të çuar përpara zotimet e saj lidhur me përfshirjen e grave në proceset e ruajtjes së paqes, vendimmarrëse, politike, e mbi të gjitha lidhur me emergjencat siç është dhe femicidi.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.