Mbrojtja e viktimave të veprave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.

Nëpërmjet mbështetjes dhe ndërhyrjeve ligjore AWEN synon që njoftimi dhe njohja e të drejtave të viktimave në procesin penal si edhe e drejta e përfaqësimit dinjitoz para organeve të drejtësisë të mos mbetet vetëm në letër.

Sfidat me prokuroritë e rretheve janë të shumta. Prokurorët duhet të zbatojnë Kodin e Procedurës Penale i cili u jep të drejtën viktimave të veprës penale të kallzojnë, të kërkojnë zgjerimin e hetimeve dhe marrjen e provave, të informohen për arrestimin e të akuzuarit/es dhe lirimin e tij/saj si edhe të dëgjohen bazuar në nenin 58 e vijues të K.Pr.Penale.

Viktimat e veprave penale janë pjesë e pandarë e procesit penal

Viktimat e veprës penale duhet të dëgjohen

Rehabilitimi i viktimës së veprës penale është thelbësor për një shoqëri të shëndetshme.

Mbrojtja e viktimave penale