Protestë në solidaritet me Prishtinën

AWEN ishte pjesë e protestës së mbajtur në solidaritet me ngjarjen e ndodhur në Prishtinë ku një vajzë 11-vjeçare është përdhunuar nga 5 burra. Ne i bashkohemi feministeve kosovare në thirrjen e tyre drejtuar institucioneve, për marrjen e menjëhershme të masave kundër kriminelëve përgjegjës si dhe për garantimin e mbrojtjes së vajzave dhe grave në të gjitha hapësirat publike.

Dhuna kundër një vajze, dhuna kundër një gruaje, është dhunë kundër të gjitha vajzave dhe grave!

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.