Raport Analitik: Përfaqësimi Politik dhe Pjesëmarrja e Grupeve të Nënpërfaqësuara në Procesin Zgjedhor

Raporti studimor është realizuar përgjatë 2023 dhe hedh dritë mbi gjithëpërfshirjen dhe përfaqësimin e grupeve të nënpërfaqësuara në zgjedhjet e 14 maj 2023. Raporti analizon kuadrin ligjor dhe politik, përbërjen e listave të partive politike, rregulloret dhe procedurat e partive politike, perspektivat e grupeve të nënpërfaqësuara, si edhe jep rekomandime për të adresuar barrierat me të cilat këto grupe përballen në përfaqësimin e tyre politik.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.