Prezantim i studimit 'Dhuna seksuale dhe ngacmimi seksual - Një analizë e situatës'

U zhvillua më 7 dhjetor 2022 aktiviteti prezantues i studimit 'Dhuna seksuale dhe ngacmimi seksual - Një analizë e situatës', i realizuar nga AWEN. Ky aktivitet, i mbajtur përgjatë 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, bëri bashkë aktivistë, të rinj, përfaqësues të OSHC-ve, institucioneve, ambasadave etj. Prezantimi i studimit u ndërthur me premierën e shfaqjes së dokumentarit të realizuar nga BIRN Albania, me regji të Elton Baxhaku, mbi ngacmimet seksuale. Aktiviteti u moderua nga Kristina Voko, BIRN Albania.

Ky aktivitet dhe studimi i AWEN janë realizuar me mbështetjen e Embassy of Sweden in Tirana /Sida në kuadër të programit 'Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të grave në Shqipëri' 2022.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.