Statuti AWEN

Struktura drejtuese e AWEN përbëhet nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të AWEN, Bordi i zgjedhur i Drejtorëve, Drejtorja Ekzekutive dhe Stafi.

Asambleja e Përgjithshme është struktura më e lartë e organizatës dhe ka në përbërje anëtarë nga çdo organizatë e rrjetit.

Bordi përbëhet nga shtatë persona, katër prej të cilëve zgjidhen nga anëtarët e brendshëm (Drejtorë Ekzekutive të organizatave anëtare të rrjetit), ndërsa tre prej tyre zgjidhen si aktivistë me eksperiencë në vend.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.