Cikël trajnimesh në vendin e punës me punonjëset/it e Policisë së Shtetit

Përgjatë muajve tetor-dhjetor 2022 AWEN ka zhvilluar një cikël trajnimesh në vendin e punës me punonjëset/it e Policisë së Shtetit. Këto trajnime kishin si qëllim rritjen dhe forcimin e kapaciteteve të punonjësve të Policisë së Shtetit mbi kuadrin ligjor mbi Dhunën me Bazë Gjinore dhe Dhunën në Familje, marrjen në pyetje dhe procedurat standarde të hetimit, hartimin e raporteve vlerësuese, masat mbrojtëse të menjëhershme për viktimat e dhunës, informimin e viktimës për të drejtat që gëzon, vendimet e gjykatës, mundësitë dhe mbrojtjen ligjore që gëzon dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.