Ligji për Regjistrin Publik

Me 124 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin për Regjistrin Kombëtar për të Dënuarit për Krime Seksuale. Ky ligj erdhi si rezultat i një procesi lobimi të iniciuar nga LKGV, AWEN dhe GADC, proces i cili përfshiu dhe mbledhjen e më shumë se 22 mijë nënshkrimeve nga qytetarët për krijimin e këtij regjistri.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.