Takim informues dhe ndërgjegjësues

AWEN në bashkëpunim me Qendra Psiko-Sociale "Vatra" Vlorë ka vijuar me organizimin e takimeve informuese dhe ndërgjegjësuese me nxënës të Gjimnazit "Ali Demi ", Vlorë, lidhur me shkaqet dhe pasojat sociale të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, legjislacioni dhe mekanizmat mbrojtës të viktimave të dhunës.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i të rinjve lidhur me fenomenin e dhunës si dhe ku duhet të drejtohen viktimat e dhunës për të marrë mbrojtje dhe mbështetje në funksion të rehabilitimit dhe riintegrimit të tyre. Gjatë takimit nxënësit u informuan lidhur mbi shkaqet dhe pasojat sociale të dhunës tek të miturit si dhe mbi legjislacionin dhe mekanizmat mbrojtës të të mbijetuarve të dhunës. Nxënësit ishin shumë aktiv gjatë sesionit dhe pyetjet e tyre ishin nga më të ndryshmet duke përmendur dhe vënë theksin edhe tek dhuna seksuale dhe dhuna online.

Këto cikle takimesh po zhvillohen në kuadër të projektit ‘’Forcimi i përgjigjes së koordinuar të ofruesve të shërbimeve nga policia, shëndetësia, arsimi dhe sektorët e qeverisjes vendore për të menaxhuar rastet që lidhen me të gjitha format e VAW, në përputhje me standardet e CEDAW dhe Konventës së Stambollit” financuar nga BE mbështetur nga UN Women dhe zbatuar nga AWEN.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.