Workshop: "Ngritjen e një plani konkret veprimi për përmirësimin e reagimit ndaj dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore"

Më 25 mars 2022, në Korçë, në bashkëpunim me Shoqata Unë, Gruaja u organizua workshopi për "Ngritjen e një plani konkret veprimi për përmirësimin e reagimit ndaj dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore", me pjesëmarrjen e anëtarëve të ETN-së Korçë. Ky trajnim u zhvillua në kuadër të projektit “Forcimi i përgjigjes së koordinuar të ofruesve të shërbimeve nga policia, strukturat e shëndetit, arsimi dhe sektori lokal për menaxhimin e rasteve të të gjitha formave të dhunës kundër grave, në përputhje me standardet e CEDAW dhe Konventës së Stambollit", financuar nga BE mbështetur nga Un Women dhe zbatuar nga AWEN.

Gjatë workshopit u diskutuan gjetjet e raportit te baseline-it duke parë nga afër problematikën në ofrimin e shërbimeve për viktimat e dhunës në familje e më gjerë si dhe u propozuan rekomandime nga institucionet anëtare te MKR-së per te ndryshuar këtë situatë si në kuadrin ligjor, të praktikave të ndjekura apo të hapave konkrete për çdo institucion. Propozimet e çdo institucioni ndihmuan në hartimin e një plan veprimi për të mbështetur dhe për t’i ardhur në ndihmë viktimave te dhunês në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.