Protesta 8 mars 2022

8 marsi i 2022 risolli në vëmendje, si çdo vit, përpjekjet e grave ndër shekuj për të fituar të drejta dhe një jetë të dinjitetshme për të gjitha gratë e botës. Femicidi dhe varfëria e skajshme vazhdojnë të shkaktojnë të gjitha grave e vajzave pasiguri prej dhunës sistemike dhe vrasjes. AWEN ju bashkua protestës kundër shtypjes dhe institucioneve patriarkale, për lirinë e të gjitha grave ku u kërkua:

- Liria per të jetuar të sigurta një jetë pa dhunë

- Liria për të thyer stereotipet gjinore

- Liria për kushte të dinjitetshme pune dhe barazi në paga

- Liria për të mos u diskriminuar në baza të racës, statusit ekonomik, identitetit gjinor, etnisë, moshës apo preferencave seksuale

- Liria për një jetë pa luftë dhe shtypje

- Liria për të pushuar dhe për t’u kujdesur për veten

- Liria për t'u organizuar në sindikata, kolektive e grupime komunitare

- Liria për të qënë vetvetja

- Liria për të menduar dhe vepruar

- Liria për të imagjinuar dhe ndryshuar veten dhe botën

- Liria për të dashuruar këdo

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.