Fushatë sensibilizueze me anëtarë të komunitetit

AWEN në bashkëpunim me Shoqata Jona veçanërisht në muajin qershor dhe korrik 2022 u përqëndrua në organizimin e një fushatë sensibilizueze me anëtarë të komunitetit në qytetin e Sarandës, të ndarë në tre sesione, mbi dhunën në familje, shkaqet dhe pasojat që sjell ajo, legjislacionin përkatës dhe njohja me mënyrën e operimit të mekanizmit të referimit të rasteve të dhunës.

Sesioni i parë informues është ndarë me nxënës të shkollës së mesme “Hasan Tahsini”, ku kemi diskutuar mbi dhunën në marrëdhëniet familjare, si mund ta parandalojmë atë dhe diskutimi u orientua më shumë në mënyrën si operon mekanizmi i referimit te rasteve të dhunës. Me anë të një rasti hipotetik dhune, nxënësve ju shpjegua si funksionon ky mekanizëm, kush janë personat e parë të kontaktit dhe si referohet rasti në institucionet përkatëse.

Ndërsa dy sesionet e tjera informuese ishin gjithashtu me anëtarë të komunitetit në dy lagje të ndryshme të qytetit të Sarandës. Pjesëmarrësit u njohën ndër të tjera me mekanizmin e referimit të dhunës dhe mënyrat sesi mund të parandalojme një episod dhune të mos përshkallëzohet.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte të sensibilizonim dhe ndërgjegjësonim komunitetit mbi çështjet e dhunës në familje dhe mënyrat si dhe ku mund të raportojmë një rast dhune.

Këto cikle takimesh po zhvillohen në kuadër të projektit ‘’Forcimi i përgjigjes së koordinuar të ofruesve të shërbimeve nga policia, shëndetësia, arsimi dhe sektorët e qeverisjes vendore për të menaxhuar rastet që lidhen me të gjitha format e VAW, në përputhje me standardet e CEDAW dhe Konventës së Stambollit” financuar nga BE mbështetur nga UN Women dhe zbatuar nga AWEN.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.