Trajnim: temë "Menaxhimi i rasteve të abuzimit seksual sipas Protokollit të Menaxhimit të Rasteve të Dhunës Seksuale në Nivel Vendor përmes Qasjes Shumë-Sektorale të Koordinuar”

AWEN së bashku me Shoqata Une, Gruaja organizuan trajnimin për rritjen e kapaciteteve të anëtarëve të ETN-së pranë Mekanizmit të Referimit të Rasteve të Dhunës në Familje në Bashkinë Pogradec me temë "Menaxhimi i rasteve të abuzimit seksual sipas Protokollit të Menaxhimit të Rasteve të Dhunës Seksuale në Nivel Vendor përmes Qasjes Shumë-Sektorale të Koordinuar”, në Pogradec.

Ky takim u zhvillua në kuadër të projektit “Forcimi i përgjigjes së koordinuar të ofruesve të shërbimeve nga policia, strukturat e shëndetit, arsimi dhe sektori lokal për menaxhimin e rasteve të të gjitha formave të dhunës kundër grave, në përputhje me standardet e CEDAW dhe Konventës së Stambollit", financuar nga BE.

Ndërhyrja u fokusua tek specifikat që kërkon menaxhimi i rasteve të dhunës seksuale sipas Protokollit të Menaxhimit të Rasteve të Dhunës Seksuale në Nivel Vendor përmes Qasjes Shumë-Sektorale të Koordinuar, veçanërisht për minorenët, si dhe parimet etike të profesionistëve që kanë kontaktin e parë dhe punojnë drejtpërdrejtë me viktimat e abuzimit seksual. U diskutuan raste konkrete me qëllim përfshirjen dhe angazhimin e pjesëmarrësve për menaxhim rasti, shkëmbim eksperiencash, si dhe koordinimi i punës për mbrojtjen dhe referimin e rasteve.

Gjithashtu koordinatori i BGJ/DHF në bashkinë Pogradec dhe specialistja e NJMF bënë prezantimin e situatës e problematikës së dhunës ndaj grave/dhunës me bazë gjinore në Bashkinë Pogradec gjatë vitit 2021, adresimi i koordinuar i nevojave të viktimave të dhunës ndaj grave/dhunës me bazë gjinore nga MKR dhe cilat janë sfidat për 2022 për një trajtim sa më efektiv të rasteve të dhunës.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.