Fushatë ndërgjegjësuese në Bashkinë Dibër

Gjatë muajve Qershor-Korrik AWEN në bashkëpunim me Agritra-Vizion ka vijuar me organizimin e takimeve dhe fushatave ndërgjegjësuese midis grave dhe burrave; djemve dhe vajzave, në Bashkinë Dibër. Pjesë e takimeve ishin nxënës dhe mësues të shkollave të mesme, gra dhe burra nga komuniteti në njësitë administrative dhe përfaqësues të zyrës së Shërbimit Social në Bashkinë Dibër. Takimet synonin ndërgjegjësimin e komunitetit mbi dhunën në familje dhe bullizmin në shkolla dhe pasojat në familje e shoqëri. Vëmendje të veçantë i’u kushtua përgjatë takimeve shpërndarjes së informacionit tek komuniteti mbi të drejtat e të mbijetuarave të dhunës, bazuar në ligjin për masa ndaj dhunës në familje. Impakti i takimeve ishte vendosja e kontakteve dhe bashkëpunimit mes nxënësve, përfaqësuesve të institucioneve dhe organizatave që do të lehtësoj procesin për evidentimin dhe referimin e rasteve të dhunës në vazhdimësi. Për informimin e më shumë anëtarëve në komunitet u shpërndanë fletëpalosje dhe material të tjera të shkruara me informacion mbi dhunën, mekanizmat local në mbështetje të viktimave të dhunës.

Takimet janë zhvillua në kuadër të Projektit ‘’Forcimi i përgjigjes së koordinuar të ofruesve të shërbimeve nga policia, shëndetësia, arsimi dhe sektorët e qeverisjes vendore për të menaxhuar rastet që lidhen me të gjitha format e VAW, në përputhje me standardet e CEDAW dhe Konventës së Stambollit” financuar nga BE mbështetur nga UNWomen dhe zbatuar nga AWEN.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.