Workshop: “Prezantimi i situatës aktuale lidhur me shërbimet dhe burimet (njerëzore dhe financiare) ekzistuese në Bashkinë Sarandë"

U organizua në javën e tretë të muajit mars 2022, në bashkëpunim me Shoqata Jona, workshopin me temë “Prezantimi i situatës aktuale lidhur me shërbimet dhe burimet (njerëzore dhe financiare) ekzistuese në Bashkinë Sarandë" dhe nxjerrja e një plani veprimi konkret me rekomandimet përkatës,  me pjesëmarrjen e anëtarëve të ETN-së Sarandë.

Ky trajnim u zhvillua në kuadër të projektit “Forcimi i përgjigjes së koordinuar të ofruesve të shërbimeve nga policia, strukturat e shëndetit, arsimi dhe sektori lokal për menaxhimin e rasteve të të gjitha formave të dhunës kundër grave, në përputhje me standardet e CEDAW dhe Konventës së Stambollit", financuar nga BE mbështetur nga Un Women dhe zbatuar nga AWEN.

Diskutuam gjatë për gjetjet e raportit te baseline-it duke parë nga afër mangësitë që kanë në shërbime viktimat e çdo lloj forme dhunë çfarë është bërë nga institucionet anëtare te MKR-së per te ndryshuar këtë situatë dhe rekomandimet përkatëse për çdo gjetje.

Gjithashtu organizuam një punë në grup për të hartuar një plan veprimi për të mbështetur dhe për t’i ardhur në ndihmë viktimave te dhunês në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.