Pjesëmarrje në konferencën rajonale “The Balkan Freedom Forum”

25 maj 2022: U mbajt konferenca rajonale “The Balkan Freedom Forum” e organizuar nga Rrjeti Urat dhe nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Shkëlqesia e tij, Z. Ilir Meta dhe të Ambasador John Richmond, Ambasador në Shkallë të Gjerë për të Mbikqyrur dhe Luftuar Trafikimin e Njerëzve.

Kjo konferencë ndërdisiplinore shërbeu si një platformë për të diskutuar kryesisht prirjet aktuale të Trafikimit Njerëzor në vendet e Ballkanit. Organizatat e Rrjetit AWEN Qendra Psiko-Sociale "Vatra" që punojnë në këtë fushë ishin pjesë e paneleve për të diskutuar tema të rëndësishme lidhur me trafikimin njerëzor që do të shërbejnë jo vetëm ofruesve të shërbimit social por avokatëve, profesionistëve të kujdesit shëndetësor si dhe aktorëve të tjerë të komunitetit.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.