Takim dy ditor i AWEN, Kolektivi Feminist në Shqipëri dhe grupi i leximit dhe përkthimit Radical Sense

AWEN së bashku me Anëtare të Kolektivi Feminist në Shqipëri dhe grupi i leximit dhe përkthimit Radical Sense, u mblodhën në fundjavën e 17-19 qershorit, në fshatin Mllojë, Koman (Shkodër) për të lexuar, redaktuar dhe diskutuar mbi tekste feministe të përkthyera në gjuhën shqipe."Gratë në treg", nga teoricenja feministe Luce Irigaray, "Militantizmi i hareshëm", nga autorët anarkistë, Carla Bergman dhe Nick Montgomery, dhe "Vullneti për të ndryshuar" nga autorja e mirënjohur feministe Bell Hooks, ishin tre nga tekstet e përzgjedhura.

Ky takim dy ditor u zhvillua në kuadër të projektit “Forcimi i përgjigjes së koordinuar të ofruesve të shërbimeve nga policia, strukturat e shëndetit, arsimi dhe sektori lokal për menaxhimin e rasteve të të gjitha formave të dhunës kundër grave, në përputhje me standardet e CEDAW dhe Konventës së Stambollit", financuar nga BE mbështetur nga UN Women dhe zbatuar nga AWEN.

Si arrin praktika e leximit në grup të forcojë lidhjen mes një komuniteti? A është leximi dhe përkthimi kolektiv i teksteve një përvojë transformuese? Si arrin mendimi feminist të ofrojë mjetet teorike për të artikuluar angazhimin dhe aktivizmin e vazhdueshëm si individ brenda një kolektivi? Ishin këto pyetje të cilat u diskutuan gjatë sessioneve të planifikuara në takimin dy ditor me pjesëmarreset. Vlen të theksojmë faktin që tre tekstet e përzgjedhura do të jenë pjesë e Vëllimit 2 me tekste feministe të përkthyera nga grupi i leximit Radical Sense, që pritet të botohet dhe shpërndahet në Tetor, 2022.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.