Konferenca kombëtare “Fuqizim, Rikuperim, Riintegrim: Fuqizimi i Shërbimeve për Viktimat e Dhunës me Bazë Gjinore”

Më 27 nëntor 2024 u mbajt konferenca kombëtare “Fuqizim, Rikuperim, Riintegrim: Fuqizimi i Shërbimeve për Viktimat e Dhunës me Bazë Gjinore” në kuadër të projektit “Institucionalizimi i Shërbimeve Cilësore të Rehabilitimit dhe Riintegrimit për Viktimat e Dhunës II”, mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim. Kjo konferencë u organizua Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” në bashkëpunim me Rrjetin e Fuqizimit të Gruas në Shqipëri.

Kjo konferencë bëri bashkë aktorë të ndryshëm dhe shërbeu për të eksploruar si mund të përmirësohet cilësia e shërbimeve të rehabilitimit dhe riintegrimit për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore në vendin tonë.

Projekti rajonal “Institucionalizimi i Shërbimeve Cilësore të Rehabilitimit dhe Riintegrimit për Viktimat e Dhunës II” implementohet nga Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” dhe AWEN në Shqipëri, me mbështetjen financiare të Agjencisë Austriake për Zhvillim.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.