THIRRJE PËR PROPOZIME

Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, në kuadër të programit "Fuqizimi i Grave, Mbrojtja e të Drejtave: Rruga drejt Barazisë Gjinore në Shqipëri”, financuar nga Qeveria Suedeze, shpall Thirrjen e 6- të për Propozime mbi “Çështje për advokim lidhur me mbrojtjen, promovimin dhe respektimin e të drejtave me fokus tek të drejtat e grave në Shqipëri”.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.